Teksa po jepej premiera e filmit ‘Delegacioni’ ku ai është një ndër aktorët kryesorë, Xhepa është ndaluar të futet në salla, pasi nuk kishte biletë.
Menjëherë kanë ndërhyrë organizatori i festivalit dhe Drejtor i Qëndrës për Kinematografinë, të cilët i kanë kërkuar aktorit të futet brenda.
‘Nuk hyj se nuk kam biletë. E kam parë tre herë filmin, nuk dua ta shoh më. Do rrij jashtë të pij një kafe’, – ka thënë aktori të cilin kanë tentuar ta fusin mezor në kinema.
Pasi kanë arritur ta bindin Xhepën të futet në kinema, rojet e kinemasë i kanë kërkuar falje duke i thënë se nuk e njohën.
Diskutime rreth kësaj post