Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në ambientet e ministrisë së Brendshme ku ka prezantuar Sandër Lleshin si drejtues të kësaj ministrie.
Ndërkaq, të dy “janë përplasur” me Fatmir Xhafajn, i cili kishte shkuar më herët në zyrën e tij për të bërë dorëzimin e detyrës.
Pas kësaj, Rama dhe Xhafaj kanë dalë nga ministria e Brendshme por askush prej tyre s’ka folur asnjë fjalë.
I vetmi gjest ishte fakti që Rama i rrahu shpatullat ish- ministrit të tij dhe më pas secili u fut në makinën e vet.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post