Një incident i pazakontë dhe mjaft fyes ka ndodhur me aktorin e njohur Ndriçim Xhepa. Ai nuk është lejuar të futet për të parë premierën e filmit “Delegacioni”, ku njëri prej aktorëve kryesorë është vetë ai.
Xhepa nuk është lejuar nga rojet që të futet brenda, edhe pse ishte prezantuar më parë.
Pas skandalit kanë ndërhyrë Agron Domi dhe Ilir Butka, përkatësisht organizatori i festivalit dhe Drejtori i Qendrës për Kinematografinë, të cilët i kanë kërkuar aktorit të futet brenda.
Në këtë moment ata janë përballur me refuzimin e fortë të Xhepës, i cili ka thënë se filmin e ka parë tre herë dhe nuk do të futet brenda pasi nuk ka biletë.
Diskutime rreth kësaj post