Edhe njëherë gazeta greke “Protothema” e njohur për qendrimet nacionaliste greke ka rritur dozën e kritikës ndaj autoriteteve shqiptare, ku në një artikull të publikuar ditën e sotme shprehet se “Autoritetet shqiptare po mundohen të terrorizojnë minoritetin grek në jug të Shqipërisë, nëntë ditë pas ekzekutimit të Konstantinos Katsifas.”
Fshatarët e Bularatit kanë deklaruar se policia shqiptare i ka marrë në pyetje pa dhënë një shpjegim zyrtar paraprakisht.
Referuar njoftimeve nga Shqipëria, Protothema shkruan se autoritetet greke janë të alarmuara nga terrorizimi i minoritetit grek nga pala shqiptare.
Edhe pse gjithë ngjarjen e lidh me vrasjen e Kostandinos Katsifas, gazeta greke përmend edhe faktin se edhe pse kanë kaluar 9 ditë nga ekzekutimi i tij autoritetet shqiptare nuk e kthyer trupin e tij.
Diskutime rreth kësaj post