Ditën e sotme kryeministri Edi Rama u takua me Presidentin Ilir Meta në një mbledhje e cila zgjati gati 90 minuta.
Dyshimin e gazetarëve dhe medias të cilët kishin raportuar se ky takim u mbajt për shkak të mos dekretimit nga ana e presidentit të Gjeneral Sandër Lleshit si Minsitër i Brendshëm, e ka konfirmuar vetë stafi i kryeministrisë të cilët kanë reaguar pas përfundimit të mbledhjes:
“Me kërkesë të tij, Kryeministri u takua me Presidentin e Republikës, për të diskutuar rreth përmbajtjes së letrës së këtij të fundit mbi propozimin për dekretimin e Gjeneral Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Bashkëbisedimi ishte i hapur e konstruktiv dhe kryeministri do të vijojë komunikimin me Presidentin e Republikës.”
Sipas Balkanweb, kryeministri Rama ditën e djeshme i është drejtuar me një mesazh deputetëve dhe ministrave të kabinetit të tij ku kërkonte që ata mos ta komentonin vendimin e Presidentit. Mesazhi shkruante:
“Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t’i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni”
Kujtojmë që para një jave, Fatmir Xhafaj dha dorëheqjen si Minsitër i Brendshëm dhe në vend të tij kryeministri emëroi Gjeneral Sandër Lleshin. Por ndërkohë që Presidenti Meta e dekretoi dorëheqjen e Xhafajt, nuk konfirmoi emërimin e Lleshit në postin e ri. Pasi afati që kishte për dekretimin përfundoi (7 ditë), zyra e presidencës doli me një njoftim ku thoshte se Presidenti i Republikës nuk ka krijuar bindjen e plotë për ti dhënë besimin kandidaturës së Z.Sadër Lleshi si Ministër I Brendsëhm.
Zhvillime të reja priten të ndodhin orët apo ditët në vazhdim.
Diskutime rreth kësaj post