Lulzim Basha ka qenë në qytetin e Bilishtit ku ka folur lidhur me prespektivën e të rinjve.
Kryedemokrati, teksa ka dëgjuar ankesat e tyre, ka prezantuar dy modelet e Partisë Demokratike, Klevis Balliu dhe Ervin Salianji të cilët ishin të pranishëm.
Ndërkohë, këto dy modele të rekomanduara nga kryedemokrati mundën të katapulohen në “selibë blu” jo përmes alternativës të sugjeruar prej tij dhe as përmes formulës së meritokracisë.
Forca e tyre politike u mat në zgjedhjet e fundit ku nga lista “Basha” në Korçë, mundi të fitojë vetëm Devollin.
“Në këtë trevë shumë fisnike dhe punëtore, kultura e punë këtu është një vlerë, e cila duhet të rrezatohet në të gjithë vendin.
Në Devoll si kudo në Shqipëri, problemi numër 1 është braktisja e vendit. I Keni parë shifrat, janë të frikshme. Më shumë se gjysma e të rinjve janë të rinjtë dhe të rejat. Këtu ka një paradoks të madh, sepse vendi për të cilët ka më shumë nevojë ky vend po largohen.
Ajo që na ndan nga ajo që na sundojnë nuk është thjesht ideologjia. Shikoni se çfarë modeli jep për të rinjtë.
Të rinjtë që kan mbaruar fakultetin, kanë një diplomë, janë të zhgënjyer dhe të dëshpërua.
Pushteti i rilindjes nuk ka vend për ta, sepse vendin e tyre e kanë zënën persona me diploma falso dhe të lidhur me krimin.
Ky është një model, i cili po promovon anti-vlerat. Këtu të model e gjejnë veten të gjitha ata , që bëjnë përpara përmes hile, të gjithë ata qe politikën e shohin për të vjedhur dhe pasuruar”, tha Basha.
Video:
Diskutime rreth kësaj post