Edhe muaji nëntor ka nisur me temperatura të larta, por mesa duket në fund të muajit do të kemni ndryshime drastike të motit.
Sipas meteorologëve në fund të muajit temperaturat pritet të zbresin në minus 4 gradë celsius, çka do të sjellë dhe reshjet e para të dëborës në vend.
Meteorologët parashikojnë që gjatë ditëve të fundit të muajit nëntor në të gjithë vendin të kemi reshje të dendura shiu, ndërsa në zonat malore pritet të ketë dhe reshje dëbore
Ndërkohë që në muajin dhjetor temperaturat minimale pritet të shkojnë në -6 gradë dhe të lartat në 8 gradë celsius. Ndërkohë gjatë dhjetorit pritet që të ketë reshje dëbore edhe në kryeqytet.
Ndërsa muaji janar do të ketë një rritje të lehtë të temperaturave minimale, krahasuar me muajin paraardhës.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post