Kreu i grupit parlamentar te LSI Petrit Vasili thotë se kryeministri Rama është futur me vetedije brenda trekendeshit të Bermudeve.
Ai shpjegon atë që sipas tij është trekendëshi i Bermudeve në realitetin shqiptar.
“Trekendeshi i Bermudeve :trafik i cfrenuar droge,krim i organizuar njesh me qeverisjen dhe pastrim gjigand i parave te pista eshte trekendeshi i vdekjes.
Duke orientuar qeverisjen vetem mbi kete trekembesh kryeministri pervetsoi miliarda,bleu pushtet,bleu media dhe u ndje perkohesisht i fuqishem. Por sa me thelle hyri brenda trekembeshit krijoi varesi kriminale dhe kalim te pushtetit te krimi,u detyrua ti siguroje mbrojtje krimit me instrumentat e pushtetit,duhet te vazhdoje pasurimine tij me financat e shtetit duke u zhytur thelle e me thelle ne humneren vrastare pa kthim te trekendeshit te Bermudeve, ku sic dihet avionet anijet e gjithshka hyn brenda tij perpihet dhe asgjesohet nga ky trekendesh.”
Vasili thotë se futja e Ramës në këtë trekëndësh duhet goditur pa meshire pasi nje proces i tille eshte shpetim per vendin ose me mire te themi atdheun i cili zhbehet perdite per shkak te tij.
Por ketu çfaqen avoketerit pa atdhe te kryeministrit. Avoketerit e trekendeshit qe i sherbejne atij,komandohen prej tij dhe paguhen po prej tij.Trekendeshi i Bermudeve te kryeministrit eshte qerthull pa kthim, avoketerit vetem po i sherbejne vdekjes se sigurte duke ruajtur qe ata te hidhen nga avioni nje minute me pare per te shpetuar koken dhe per te gjuajtur gjahun e radhes.
Diskutime rreth kësaj post