Analisti Baton Haxhiu, i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” në Top Channel, teksa ishte duke komentuar largimin e dy ish-ministrave të Brendshëm të qeverisë “Rama”, si Saimir Tahirin ashtu edhe Fatmir Xhafajn.
Duke vijuar më tej në analizën Haxhiu, paralajmëroi se do të largohen edhe ministra të tjerë.
Ndërsa sa i përket largimeve të dy ish-ministrave Haxhiu tha se Rama e bën për t’i vënë vijë të kuqe korrupsionit dhe duke i vënë vijën e kuqe të kaluarës.
“E para Xhafaj thuhet se ka qenë nga ndërkombëtarët, por gjithashtu nuk ka lidhje me ndërkombëtarët. Xhafaj iku se nuk kishte më peshë publike, për shkak se bëri gjestin e tij me vëllain. Një ministër dhe për shkaqe etike, nuk mua të ndjek vëllain me atë pozicion që kishte. Gjithashtu të gjitha statistikat tregonin se ai duhet të shkonte unë e kam thënë këtë gjë para një viti. 76% e të pyeturve u shprehën se Xhafaj duhet të shkonte.
Kryeministri ka larguar njerëzit. Ky kryeministër mori guximin që të heqë një kastë politike dhe të emërojë një kastë tjetër duke emëruar Tahirin. Tahiri nuk mundi të mbante peshën dhe nuk është më ministër. Rama e bën për t’i vënë vijë të kuqe korrupsionit dhe duke i vënë vijën e kuqe të kaluarës. Xhafa është ministri i dytë të cilit opinioni publik nëpërmjet sondazheve i ka kërkuar të largohet. Opinioni publik nuk e do. Do largohen edhe ministra të tjerë. E njoh logjikën e Ramës.”, tha Baton Haxhiu.
Sa i përket largimit të Fatmir Xhafaj, Baton Haxhiu tha se është bërë për shkak se kërkon një mandat të ardhshëm.
“Rama këtë e ka bërë për PS, për një mandat të ardhshëm. Ky nuk do të jetë i fundit, nuk ka njeri që nuk mund të ndërtojë edhe miqësi, edhe pushtet edhe gabime”, tha analisti.
Video:
Diskutime rreth kësaj post