Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Ministri i Energjetikes dhe Infrastrukturës, Damian Gjiknuri kanë inspektuar punimet në një segment të “Rrugës së Kombit”.
Në një video të treguar në Facebook, nga vetë kryeministri pranohet se ky segment ka qenë një problem shumë i madh dhe duhet që të marrë zgjidhje sa më shpejt.
Po ashtu numri një i qeverisë u shpreh se qytetarët nuk kanë asnjë pakënaqësi për tarifën, por qeveria duhet t’u përgjigjet më korrektesë që të kenë një shërbim perfekt.
“Është gjë e mirë që këtu nuk ka asnjë lloj ndjenje pakënaqësie, por ka mirëkuptim të plotë. Por ajo që është e rëndësishme është që qeveria dhe kompania e mirëmbajtjes t’i përgjigjen këtij kontributi në maksimumin e korrektesës, me shërbim perfekt në shërbim të qytetarëve”, tha Rama.
Video:
Diskutime rreth kësaj post