Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi shpreh vendosmërinë e qeverisë për të mos lejuar keqtrajtimin e kafshëve, duke paralajmëruar aksione në të gjithë vendin.
Ministri ka postuar një video, në të cilën tregohen kushtet ku jetonin kafshët e “Safari Park” dhe momentin e transferimit të tyre.
“Vonuam” 12 ditë për të shpëtuar kafshët e ‘Safari Park’ në Fier, por ja dolëm! Nga dita e diel ato jetojnë në kushte normale, brenda standardeve, nën asistencën e veterinerëve profesionistë, që mjekuan dhe akoma sot kujdesen për rehabilitimin e tyre! Tani, Fieri mbetet thjesht një shembull, aksioni dotë vijojë në çdo cep të Shqipërisë, për të mos lejuar që kafshët të keqtrajtohen dhe për të kërkuar me forcë respektimin e të drejtave të tyre!”, shkruan ministri Klosi.
Kafshët e transferuara nga “Safari Park” në Fier, janë vendosur përkohësisht në Kopshtin Zoologjik të Tiranës, duke i larguar përfundimisht këto specie nga mjerimi.
Video:
Diskutime rreth kësaj post