Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji në një deklaratë për shtyp nga selia blu hodhia akuza ndaj qeverisë dhe Vangjush Dakos. Salianji deklaroj se Vangjush Dako duhet të arrestohet menjëherë.
“Avdulajt kishin plazh privat në Durrës, qyteti është i ndarë në parcela krimesh. Vangjush dako duhet të arrestohet menjëherë, në Shqipëri nuk ka për të pasur ndonjëherë proces të lirë të hetimit.
Vangjush Dako u betua se nuk u ka bërë bandave asnjë favor, por PD provoi se Avdylajt kishin plazh privat në Durrës, kishin biznes të zgjeruar.
A e ka takuar Dako, Cinen? Si e ka marrë parkimin tek stacionin i trenit?
Si e emëroi Bert Hoxhën, person me precedentë të rëndë kriminelë, që bashkë me vëllain e tij u shpll në kërkim se dhunoi drejtuesit e PD në Durrës?
Po Rud Taullain me linjat e transportit në Durrës, si i fituan ata, mbi ç’kritere?
Rosh Qoba, drejtor i rëndësishëm i Dakos në Durrës, mbi ç’kriter është përzgjedhur?
Krimi elektoral i bën të gjithë bashkë!
Krimi elektoral duhet të ndëshkohet, Vangjush Dako duhet të arrestohet!”, u shpreh Salianji.
Diskutime rreth kësaj post