Në arenën politike vëmendjen e ka fituar dorëheqja e Fatmir Xhafajt, opozita thotë se largimi i tij ishte fryt e denoncimeve të saj, ndërkohë që vetë ish-ministri thotë se u largua me vullnet të lirë.
Por ka edhe zëra që thonë se atë e shkarkoi vetë kryeministri Rama. Për të folur rreth kësaj teme i ftuar në studion e “Top Talk” këtë të martë ka qenë Dritan Hila.
Sipas tij dorëheqja e Xhafajt ka qenë një largim i detyruar, nga ana formale është dorëheqja, por është një lloj shkarkimi i Ramës, i ndihmuar nga opozita.
Një nga arsyet e largimit të Fatmir Xhafajt, për Dritan Hilën, është edhe një lëvizje për të mbrojtur kryebashkiakun e Durrrësit, Vangjush Dakon.
“Dako është një njeri i rëndësishëm për Ramën, një lloj padrinoje në Durrës. Me goditjen e Dakos, nuk do të goditej një kryetar Bashkie, por një njeri i rëndësishëm, nga ata të fortët që rrinë në hije. Mos ju duket çudi që largimi i Xhafës të jetë për shkak të Dakos”, u shpreh Hila, duke shtuar se “Sa përqind janë të vërteta këto, në politikë është e vështirë ta masësh”.
Për Dritan Hilën ishte mëse e pritshme një përplasje mes Ramës dhe Xhafajt, apo siç thotë ai, Rama me njerëzit e tij me socialistët klasikë.
“Do të ndodhte një përplasje që mund të rrezikonte humbjen e në zgjedhjet e ardhshme”, u shpreh Hila.
Me vendosjen në krye të Ministrisë së Brendshme të Gjeneralit Sandër Lleshi, Dritan Hila argumenton se Rama ka vendosur pushtetin e tij edhe mbi këtë ministri të rëndësishme duke vendosur në këtë post një person me të cilin bashkëpunon prej 5 vitesh.
I ngacmuar nga drejtuesi i “Top Talk”, Denis Dyrnjaja, Dritan Hila pranoi se Rame është drejtiuesi i vërtetë i Ministrisë së Brendshme me vendosjen Gjeneal LLeshit në krye të këtij posti.
Diskutime rreth kësaj post