Shkencëtarët kanë arritur në përfundimin që femrave të sotme u nevojitet dita e cila zgjat 28 orë për t’i arritur të gjitha obligimet. Gjashtë nga dhjetë femra kanë thënë që u nevojitet ditë më e gjatë madje për 3 orë e 36 minuta, transmeton Telegrafi.
Vetëm atëherë do të arrijnë t’i përfundojnë të gjitha punët dhe obligimet, aktivitetet familjare dhe jetën shoqërore. Gjysma e femrave të cilat kanë marrë pjesë në hulumtim, nga to dymijë kanë thënë që sakrifikojnë orët e gjumit në mënyrë që eventualisht të bënin diçka për shpirtin e vet: të ushtronin apo të shoqëroheshin.
Siç shkruan “The Sun”, kjo do të thotë që shumë femra në ditë flenë vetëm gjashtë orë në vend të tetë orëve të rekomanduara. Femrat të cilat punojnë kryesisht janë në punë nga ora 09:00 deri në 17:00, mirëpo një numër jo i vogël kanë thënë që ndodh se nuk dalin nga puna para orës 19:00. Gjysma e femrave kanë deklaruar që ngrihen qysh para orës 6 të mëngjesit, ndërsa nuk shkojnë të flenë para gjysmës së natës.
E gjithë kjo shkakton gjendje siç janë rraskapitja, problemi me përqendrimin, krijimin e qeskave nën sy dhe lëkurë të lodhur.
Sikur të kinin ditën e cila do të zgjaste 28 orë, femrat gjatë studimit kanë deklaruar që gjithnjë e më shumë do të shoqëroheshin me miqtë dhe me partnerin, do t’i përkushtoheshin përgatitjes së ushqimit dhe të provuarit të recetave të reja dhe do të kalonin më shumë kohë në palestër.
Diskutime rreth kësaj post