Në studion e emisionit “Opinion”, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshi ka folur edhe për dy paraardhësit e tij.
Duke qenë se prej 5 vitesh ka qene në pozicionin e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, Lleshi ka pranuar se pjesë e punës së tij ka qenë edhe bashkëpunimi me Ministrat e Brendshëm, konkretisht Tahiri dhe Xhafaj.
I pyetur se çfarë mendonte për ta, Sandër Lleshi ka heshtur për disa sekonda, ndërsa më pas u shpreh se nuk ishte përgatitur për këtë pyetje.
“Nuk isha përgatitur dhe për njerëzit nuk shprehem. Kam mendim pozitiv për të dy. Dihet që zoti Xhafa e mori Ministrinë në një situatë të ndërlikuar. Ka bërë punë pozitive. Për zotin Tahiri e di që ka punuar me dinamizëm dhe aksion të madh. Kursej çdo opinion tjetër duke qenë se është në gjykatë dhe nuk më takon të jap unë mendime”, tha Lleshi.
Diskutime rreth kësaj post