Ish-Kryeministri i vendit Sali Berisha e ka përshkruar ngjarjen në Bularat, ku forcat e rendit vepruan konform ligjit, në përgjigje të sulmit brutal me armë që ekstremisti Kacifas hapi ndaj këtyre të fundit.
“Natyrisht në çdo rast që hapet zjarr drejt policisë kësaj të fundit i lind e drejta ligjore të neutralizoj burimin e zjarrit. Kur them të neutralizoje nënkuptoj me këtë dorezimin e kriminelit që hap zjarr, plagosjen e tij dhe së fundi edhe asgjesimin e tij kur dy të parat janë të pamundura“, shkruante Berisha në faqen e tij në Facebook.
Deklarata e Berishës ka shokuar opinion publik. Qytetarët e kanë mbështetur maksimalisht operacionin e policisë shqiptare, duke e konsideruar atë një detyrë të ngarkuar nga ligji dhe që u krye profesionalisht, shkruan InfoShqip.com
Në statusin e Berishës kanë shpërthyer një valë kritikash nga qytetarët ku e cilësojnë atë “gjakrprishur”, ndërsa të tjerë i rikthejnë ish-kryeministrit në vëmendje ngjarjen e 21-janarit ku mbetën të vrarë 4 qytetarë, e që Berisha dhe ish-ministri i brendshëmi asaj kohe Lulzim Basha nuk bënë asnjë përpjekje për t’i neutralizuar ata që po marshonin pa armë e sende të tjera, paqësisht poshtë dritares së tij, ku humbën edhe jetën. /InfoShqip.com
Më poshtë mund të shikoni disa nga komentet e bëra në statusin e Berishës:
Qytetari 1: Ç eshte kjo deklarate o PALI KARI? A JE NE TEREZI O GJAK PRISHUR.
“Po pse more kur vret policia njrez te pa fajshem me 21 janar per ty i shpalle heronj dhe tani qe u vra nje terrorist qe sulmoi me arm shtetin tend ben pergjegjes mbrojtesit e atdheut? Kerkon hetim ti?
TURP TURP TURP.”
Qytetari 2: A u mendove gjatë me e bërë këtë status në fb zoti/Berisha,
“Sa shqipetare janë vrarë apo dhunuar nga ushtria Greke para shumë vitesh duke kaluar kufirin në këmbë.
Mikut duhet me i hapur derën,
Armikut tregoj vendin.. ku e ka.
Nuk mund të bëhesh zot shpie në shtëpinë e tjetrit sepse ngel gjak.. humbur.”
Qytetari 3: Sikur tu shprehje ngushellime edhe familjeve te 21 janarit zdo ishte keq.
Diskutime rreth kësaj post