Ministrja e Kulturës në Greqi Mirsini Zorba ka qenë njëra ndër zyrtaret që ka marrë pjesë në festën e organizuar në Bularat të Gjirokastrës, atje dhe ku ndodhi përplasja mes policisë shqiptare dhe 35 vjeçarit Kostandinos Kaçifa.
Ministrja shprehet se gjithçka ka shkuar mirë në festë. Në të ishin të pranishëm dhe shumë përfaqësues të qeverisë shqiptare. Në rrëfimin e saj ajo shprehet se u vëndosën kurora lulesh në varrezën e dëshmorëve grekë në Bularat, u kënduan himnet e dy shteteve dhe gjithçka shkoi mirë.
“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. Përkujtimore në vendin ku humbën jetën. Emocione mes maleve ku luftuan me patriotizëm kundër fashizmit.
Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. Vendosëm kurorat, u dëgjuan fjalimet, himni shqiptar e grek, poezi nga fëmijët. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.
Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti!
Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart. Pas orës 15.00, në rrugën e kthimit u informuam se homogjeni u rrethua nga policia, i kërkuan të dorëzohet, nuk u dorëzua dhe e vranë. As që mund të imagjinonim në atmosferën tepër emocionuese të paradites këtë incident tragjik..”, shkruan ajo në reagimin e saj.
Diskutime rreth kësaj post