Vetë kryeministri Edi Rama përpara se të kalonte ligji u shpreh se ishte kundër shtetëzimit të basteve, por me zbardhjen e draftit, në nenin e tij të parë flitej për përfshirjen e shtetit në këtë industri që do të marrë një goditje përmbyllëse duke filluar nga 1 janari.
Debati nëse bastet do të mbyllen ashtu siç thotë qeveria apo nëse do të hapen për t’i dhënë monopolin “online” vëllait të kryeministrit vazhdojnë, por një pikë është sqaruar këtë të shtunë nga ana e zv.Ministrit të Financave Erion Luci.
I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në Neës24, Luci tha se nuk ka plane për të shtetëzuar sektorin në fjalë.
“Në aspektin e menaxhimit dhe të kalimit on line të shumicës së këtyre lojërave, është më shumë objektivi i formalizimit apo i kontrollit që nuk është thjesht për këtë sektor, por është edhe për sektorë të tjerë. Por nuk ka plane për të shtetëzuar apo për të marrë përsipër lojëra fati.” -tha Luci.
Ligji për mbylljen e basteve dhe lojërave të fatit kaloi të enjten a kaluar me votat e maxhorancës. Në seancën plenare, pak momente para se ligji të kalonte, kryetari i komisionit të ekonomisë propozoi një dyfishim të taksës për kazinotë, të cilat do të funksionojnë në hotelet luksoze. Propozimi u hodh poshtë nga Ministri Ahmetaj dhe më pas nga Rama, i cili pavarësisht se u shpreh dakort me idenë, tha se kjo çështje do të diskutohet kur në kuvend të vijë paketa fiskale.
Diskutime rreth kësaj post