Një nga episodet më pikante gjatë karrierës së Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së Brendshme do të mbetet edhe një përplasje gjysmë-publike me kryeministrin Edi Rama.
Pas një mbledhjeje të përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës të zhvilluar në Korçë në 27 nëntor të një viti më parë, kamerat fiksuan një debat mes Xhafajt me Ramën në mes të shkallëve.
Ministri dukej se nuk e aprovonte atë që thoshte shefi i tij dhe me këmbë e duar po jepte versionin e tij.
Motivet e përplasjes janë edhe sot të paqarta.
Video:
Diskutime rreth kësaj post