Bloger më famë botërore, Nuseir Yassin ka vendosur që për disa ditë të qëndrojë në Shqipëri, ku siç e ka zakon nxjerrë video nga eksperincat e tij nga çdo vend i botës që viziton.
Në një video të postuar së fundmi Nuseir, ka vendosur që të tregoj botës një Shqipëri tjetër, ndryhse nga sa njohin.
Në videon e publikuar në faqen e tij në Facebook, “Nas Daily”, blogeri thotë:
“Shkova të vizitoja një vend të mbushur plot me steriotipe si Mafia, Lufta civile, Trafikimi i qenieve njerëzore,korrupsioni dhe krimi dhe ajo që gjeta atje do ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shikoni hartën e botës sërish…”
Ai thekson se, në ndryshim nga reputacioni i keq, shqiptarët janë një nga popujt më bujarë në planet. Eshtë gjithashtu e vërtetë, thotë ai, se në Shqipëri nuk eksiztojnë konflikte mes komuniteteve fetare.”
Nas vazhdon:
“Nuk mund ta dallosh se kush është mysliman, kristian, apo çdo lloj feje tjetër. Sepse nuk ka rëndësi. Për ta, të gjitha fetë janë njëlloj.”
Blogeri flet edhe për natyrën shqiptarë me diversitetin e saj të cilën e krahason me Zvicrën, por duke shtuar se sigurisht mund t’ju shkojë më lirë.”
Në fund blogeri i fton të gjithë të vizitojnë në Shqipëri dhe të thyejnë steriotipet duke zbuluar vendin me njerëzit, kulturën, çmimet dhe natyrën e mahnitshme.
Video:
Diskutime rreth kësaj post