Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar sot të tjera detaje në lidhje me largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj,lajm i cili u bë i ditur nga kyeministri Rama.
Nga studio e Report tv, Artan Hoxha bëri të ditur se largimi i Xhafajt është bërë për të balancuar ekuilibrat brenda mazhorancës dhe për të hequr një kalë beteje opozitës. Sipas gazetarit Hoxha, Rama me këtë lëvizje më shumë nga të gjithë për largimin e Xhafajt janë të kënaqur eksponentë brenda mazhorancës.
“Arsyet janë në mazhorancë, ka pasur prishje të ekuilibrave, aq më tepër kur jemi përpara zgjedhjeve lokale dhe në shënjestër të akuzave janë vënë dy kryetar bashkish shumë të rëndësishme, ai i Elbasanit Qazim Sejdini të Durrësit, Vangjush Dako, që kanë nga tre mandate rrjesht dhe kanë rritur prezencën e mazhorancës në këto qarqe, duke i garantuar fitore të thellë. Veç të tjerash, akuzat e opozitës dhe përgjimet provuan akuzat e medias dhe opozitës dhe veprimi i policisë dhe prokurorisë bëntë të njëjtën gjë, duke krijuar një pol të fortë brenda qeverisë, duke qënë njeriu që kontrollinte disa dikastere, pati kënaqësi brenda mazhorancës. Me largimin e tij, Rama kënaqi të pakënaqurit brenda mazhorancës”, tha gazetari Hoxha.
Diskutime rreth kësaj post