Hapësira detare në jug të ishullit Zakinthos vazhdon ende të lëkundet nga tërmete më të vogla pas tërmetit të fuqishëm të së premtes me magnitudë 6.8 Rihter sipas matjeve të reja që dha Instituti Gjeodinamik i Observatorit të Athinës.
Pavarësisht katër tërmeteve të reja nga 4.5 deri ne 4.9 Rihter që goditen ishullin gjatë natës sizmologët vlerësojnë se fenomeni do të qetësohet vetëm në rast të një tërmeti rreth 5.5 Rihter i cili sipas tyre është mirë që të ndodhë tani kur edhe banorët edhe autoritetet janë në shkallë të lartë gatishmërie.
Nga tërmeti kryesor janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe një cunam 20 cm, ndërsa ka pasur vetëm 4 të plagosur lehtë.
Duket se ishulli ka përballuar shkallën e parë të frikës dhe çdo gjë po vjen në ritmet e përditshme të jetës për banorët dhe për turistët. Energjia elektrike u ndërpre për disa orë në ishull dhe të gjitha shkollat mbetën të mbyllura të premten.
Zakintho vazhdon të jetë në gjendje gatishmërie, ndërsa janë anuluar ceremonitë e festës kombëtare të Greqisë.
Diskutime rreth kësaj post