Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vendosur të hapë një portal online që do të mbajë emrin e ish-gazetës së PS-së, “Zëri i Popullit”.
Në këto foto të publikuara nga QKR, portali mban datën e licensimit 13 shtator të vitit 2018. Tahiri është aksioner i vetëm me një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh.
Adresa e vendosur në QKR për aktivitetin në fjalë është rruga “Prokop Mima”, që ndodhet pranë banesës së ish-ministrit.
Në prokurën e posaçme thuhet se Tahiri autorizon shtetasen Mantela Aliaj të regjistrojë për llogarinë për në llogarinë e tij Shoqërinë me Përgjegjësinë të Kufizuar “Zëri i Popullit”, për një kohëzgjatje të përcaktuar.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post