Anita Haradinaj ka folur herë të parë në publik për humbjen e nënës së saj nga sëmundja e kancerit. Në një event të organizuar nga Albana Osmani në kuadër të fushatës ‘Ti je një lulediell’, Anita Haradinaj ka folur për nënën e saj.
Prezantuesja e njohur ka humbur nënën nga sëmundja e kancerit, ndërsa në këtë event ajo ka thënë disa fjalë shumë prekëse.
“Nuk mund të jap një mesazh të qartë rreth kancerit, e thashë unë e kam humbur mamin tim nga kanceri, prandaj nuk besoj tek lufta sepse më shumë është punë fati, sesa punë e të ndenjurit gati. Kam pas një mami jashtëzakonisht të mirë, të fortë, grua të civilizuar, të emancipuar. I rrinte vetes gati, por e ka humbur betejën, betejën për herë të dytë, sepse të parën e fitoi, por sëmundja e mposhti”, ka thënë Anita e emocionuar.
Diskutime rreth kësaj post