Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, është i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, i vendosur përballë një paneli gazetarësh. Që në fillim ai është pyetur për temën më të nxehtë të orëve të fundit, faktin që përgjime të prokurorisë kanë dale dhe emri i tij përmendet nga anëtar të grupit Avdylaj.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse ka folur ndonjëherë me anëtarët e kësaj bande ai ka thënë se takon njerëz të ndryshëm për të marrë sa më shumë vota. “Unë jam kryetar i Bashkisë së Durrësit,, jam njeri i zgjedhur me votë e për të marrë votën do komunikoj me çdo qytetar të Durrësit. Në çdo qendër elektorale unë marr listën e zgjedhësve. Shkoj dhe takoj çdo njeri i cili ka reputacion apo është një nejri i famshëm i asaj familjeje dhe ka mundësi të më ndihmojë me zgjedhjet. Shkoj në çdo qendër elektorale e i marr kontaktet për t’I kërkuar votën”- përgjigjet Dako.
Kështu ai pranon se ka komunikuar me “Niçen” e grupit Avdylaj pasi ai është një qytetar i Durrësit dhe i është dashur të flaës për shkak angazhimit në fushatë elektorale por që nuk e mban mend ditën dhe kohën e takimit me të. Gjitashtu ai thotë se kur i kërkon votën njerëzve nuk i pyet për dipomën apo dëshminë e penalitetit.
Nga ana tjetër Dako ka mohuar se ka bërë “pazare” për zgjedhjet dhe personat e kapur në Shijak nuk kanë marrë asnjë lloj favori nga kryetari I bashkisë. Pra edhe pse pretendon se nuk i ka parë përgjimet, Dako thotë se asnjëherë nuk ka marrë apo nuk ka dhënë lekë për gjedhjet siç thuhet në përgjime por nuk mohon që njerëz të tjerë mund të përdorin këto mënyra gjatë zgjedhjeve. Gjatë emisionit ka pasur dhe një debat të nxehtë me pedagogun Mark Marku ndërkohë që ka rrëfyer për herë të parë që Ambasada Amerikane i ka refuzuar pjesërisht vizën.
Video:
Diskutime rreth kësaj post