Shqipëria e pesë viteve të fundit është shndërruar ndoshta në shtetin e vetëm në Europë që mbyll shkolla dhe hap burgje. Përfundimi del nga të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave të publikuara në Vjetarin Statistikor të Vitit 2018.
Sipas INSTAT, për periudhën 2013-2018 në të gjithë vendin janë mbyllur rreth 136 shkolla të ciklit të ulët dhe atij të mesëm. Më konkretisht nga 1976 shkolla që ishin në vitin 2013, këtë vit numri total i shkollave në Shqipëri ra në 1840.
Por për të njëtën periudhë, teksa ka mbyllur shkolla, Shqipëria ka shtuar burgjet. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Drejtësisë, në pesë vitet e fundit në Shqipëri janë hapur 3 burgje të reja duke e çuar numrin total të tyre në rang vendi në 24 burgje nga 21 që ishin në vitin 2015. Paralelisht gjatë kësaj kohe janë rikonstruktuar edhe disa nga burgjet ekzistuese duke zgjeruar kapacitetin e tyre.
Mbyllja e shkollave eshtë e lidhur me pakesimin e vazhdueshëm të popullisë. Sipas të dhënave zyrtare popullsis e Shqipërisë ka ardhur në tkurrje gjatë viteve të fundit si pasojë e rënies drastike të lindjeve dhe emigrimit masiv.
Vitin e kaluar numri i lindjeve të reja shënoi nivelin më të ulët në 100 vjet, qe nga koha kur shteti shqiptar nisi të mbajë regjistrat e gjendjes civile. Paralelisht mijëra shqiptarë, kryesisht të rinj, vazhdojnë të emigrojnë jashtë duke bërë që të bjerë në mënyrë drastike numri i fëmijëve që shkojnë në shkolla. Tendenca për emigrim vazhdon të jetë e lartë. Një studim i publikuar dy dite me parë konfirmoi se 52 për qind e shqiptarëve po mendojnë të largohen nga vendi, çka përbën ndër normat më te larta në Europë.
Pesë vitet e fundit janë një eksperiencë e paprecedentë, ku për herë në histori Shqipëria mbyll shkolla dhe hap burgje. Më pak fëmijë dhe të rinj qe mësojne ne shkollë, por më shumë shqiptarë pas hekurave. Ky është realiteti i trishtë i Shqipërisë në pesë vitet e fundit.
Diskutime rreth kësaj post