Në një takim të zhvilluar me gratë në qytetin e Elbasanit për t’i thënë stop pikave të basteve, që shkatërrojnë familjet dhe shoqërinë, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se historia e lotove mori fund dhe prej 1 janarit nuk do të kenë më asnjë mundësi që pranë dyqanit të bukës të jetë edhe dyqani i basteve.
Sipas Ballës, Elbasani e di fare mirë sesi bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale në zgjedhjet parlamentare të 2009, madje sipas tij i nxori dhe nga burgu për t’i përdorur për intimidimin e socialistëve dhe qytetarëve të Elbasanit.
Pjesa më e madhe e pronarëve të këtyre kompanive, sikurse e tha edhe Kryeministri sot në kuvend, ishin persona të dënuar për vepra të ndryshme kriminale. Ja pra ku ndahen ata që seriozisht e kanë betejën me krimin dhe ata që krimin e kanë thjesht dhe vetëm një alibi për si kanë bashkëpunuar ata me krimin. Nuk është larg 2009-a dhe Elbasani e di fare mirë si bashkëpunoi Lulzim Basha me persona me të shkuar kriminale, madje i nxori edhe nga burgu, për ti përdorur për intimidimin e socialistëve, për intimidimin e qytetareve të Elbasanit”, tha Balla.
Diskutime rreth kësaj post