12 fakte që duhet t’i dimë për aspirinën
Aspirina ofron mbrojtje për sëmundje të ndryshme në organizmin tonë. Por ka dhe raste kur efektet e saj në organizëm nuk janë pozitive, apo ndikojnë negativisht.
Por cilat janë grupmoshat që duhet të marrin aspirinën, cilat janë efektet e saj të meshkujt dhe femrat. Më poshtë jepen 12 fakte lidhur me efektet e aspirinës në kurimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin organizmin e njeriut.
1) Largon para-eklampsinë gjatë shtatzënisë
Një studim i publikuar në “The Lancet” në vitin 2007 tregoi se gratë shtatzëna që merrnin aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër kundër mpiksjes së pllakëzave të gjakut, kishin 10 për qind më pak rrezik për të zhvilluar çrregullime që përfshinin presionin e lartë të gjakut apo komplikacione serioze për nënë dhe fetusin. Terapia me aspirinë gjatë shtatzënisë definitivisht do të shqyrtohet me mjekun obstetër.
2) Redukton rrezikun e zhvillimin e kancerit
Sipas raporteve dhe zbulimeve mjekësore të publikuara kohët e fundit, aspirina ndihmon në reduktimin e zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit. Por sigurisht rezultate të kënaqshme janë arritur në ato raste kur personat e kanë përdorur atë rregullisht për pesë vjet. E rëndësishme është që konsumimi i saj të jetë në dozat e rekomanduara nga specialistët.
3) Zvogëlon rastet e kancerit të gjirit te gratë
Studimi publikuar para një muaji në gazetën e Institutit Kombëtar Kundër Kancerit (National Cancer Institute), tregoi se femrat të cilat përdornin aspirinën ishin 13 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur kancer gjiri, krahasuar me gratë që e mohonin atë.
4) Mban larg kancerin e prostatës
Në çështjet e trajtuara këtë muaj në gazetën “Cancer”, kërkuesit kanë raportuar se meshkujt të cilët përdornin rregullisht aspirinën kishin rreth 10 për qind më të ulët rrezikun e shfaqjes së antigjeneve specifike, përgjegjëse për shfaqjen e kancerit në prostatë. Kërkuesit sugjeruar se përdorimi i rregullt i aspirinës do të mund të mbante larg kancerin e prostatës.
5) Ofrojnë mbrojtje nga sëmundja e Alzheimerit
Studimet nuk u përfunduan plotësisht, por një revistë publikoi këtë vit në gazetën “Neurology” zbulimin se njerëzit të cilët përdornin aspirinën kishin 13 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.
6) Ndihmon në shmangien e artritit
Sëmundjet e muskujve dhe kockave forcohen me kalimin e moshës. Mund të shfaqen forma të ndryshme të artritit, osteoporozës, etj. studimet më të fundit kanë treguar se aspirinë mund të jetë një faktor pozitiv plus në parandalimin e këtyre problemeve. Edhe pse përfitimi nuk është shumë i lartë dhe i dukshëm, rezultati pozitiv është ai që ka rëndësi.
7) Parandalon astmën te gratë e moshës së mesme
Një studim i publikuar në gazetën “Thorax” ka treguar se gratë mbi moshën 45-vjeçare të cilat marrin 100 miligramë aspirinë çdo ditë ishin 10 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur astmën në dekadën e ardhshme, krahasuar me gratë të cilat merrnin qetësues. Autorët e studimit vunë re se aspirina mund të reduktonte simptomat në rreth 10 përqind të personave të diagnostikuar me astmë.
8) Mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit
Një studim i publikuar në 2007 për neurologjinë sugjeronte se femrat të cilat konsumojnë aspirinë rregullisht (rreth 2 ose më shumë në javë për gjatë një muaji në një periudhë të jetës së tyre) janë rreth 40 për qind më pak të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.
9) Ndihmojnë në reduktimin e atakut kardiak
Personat të cilët përdorin aspirinën janë më pak të rrezikuar ët vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të pësojnë atak kardiak. Rastet e shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë më të shpeshta tek të sëmurët me diabet. Konsumimi i aspirinës do të ndikonte në reduktimin e këtij rreziku.
10) Nuk ndihmon në disa probleme kardiake
Gjendja e muskujve të zemrës apo rregullimi i ritmit kardiak nuk përmirësohet nga konsumimi i aspirinës. Kështu në raste problemesh të kësaj natyre nuk është i këshillueshëm konsumimi i aspirinës apo abuzimi i dozave të përdorura. Në një eksperiment të realizuar kohët e fundit 30 përqind e personave të testuar me probleme kardiake nuk patën përmirësime nga përdorimi i aspirinës.
11) Shkaktojnë shqetësime në stomak
Personat të cilët marrin aspirinën ose medikamente si NSAID, shfaqin rrezik të lartë për të pasur probleme gastrointestinale dhe ulcerë në stomak, sidomos nëse këto medikamente përdoren me tepri.
12) Është më pak e efektshme për femrat
Një studim i publikuar në gazetën “BMC Medicine” zbuloi se studimet më të fundit kanë treguar përfitimin e madh që kanë meshkujt të cilët marrin aspirinën, për të reduktuar rastet e shfaqjes së atakut të zemrës. Por femrat nuk shfaqnin të njëjtat përfitime.
Diskutime rreth kësaj post