Lorik Cana ka vendosur të mos jetoj më në Shqipëri për të nisur një aventurë të re diku jashtë atdheut. Në një intervistë të dhënë për “Foot Marcato”, Cana tha se nuk pëlqen të bëhet trajner, por të ketë një rol menaxhuesi dhe është pranë blerjes së një ekipi.
“Tani drejtoj një fondacion për të promovuar sportin dhe kulturën te të rinjtë në Tiranë, ku jam vendosur deri në vitin e ardhshëm. Më pas, do të ndërmarr një karrierë si drejtues në një klub për të marrë eksperiencë për disa vite. Përse jo, për t’u kthyer në të ardhmen si një drejtues i Olimpic Marseille, do të më pëlqente.
Ka disa pista, vazhdojnë disa negociata për blerjen e këtij klubi, ndaj nuk mund të them ende asgjë konkrete. Ai është një klub që nuk bën pjesë në 5 kampionatet e mëdha europiane, por do të jetë një vend i shkëlqyer për të marrë eksperiencë. Dua të shoh nëse më pëlqen kjo jetë, nëse ndihem mirë në këtë rol dhe nëse mund të arrij të shkoj në një klub më të madh më vonë.
Unë jam më i orientuar nga drejtimi sportiv, ose më saktësish drejtimi në përgjithësi, nuk më ka tërhequr kurrë të jem trajner. Por më intereson shumë të menaxhoj”, tha Cana. /albeu.
Diskutime rreth kësaj post