Një shqiptar që konsiderohej tepër i rrezikshëm, është arrestuar sot nga policia në Greqi. Sipas informacioneve 44-vjecari nga Saranda, konsiderohet ne Greqi si “Pasari shqiptar”, referuar kriminelit të rrezikshëm grek Kostandinos Pasaris.
Ai është kapur ne lagjen Kalithea të Athinës, bashke me një tjetër shqiptar 29-vjeç. sarandioti është kapur me një pistolete ndërsa ndaj tjetrit kishte urdhër arresti për vjedhje.
Për policinë greke, sarandioti 44-vjecar njihej me pseudonimin “Merkuri” dhe përdorte 7 emra, 6 atësi dhe 10 mbiemra. Identiteti i tij i vërtetë u vërtetua në vitin 2008 pas bashkëpunimit me policinë shqiptare.
Ai u arrestua ne Greqi ne vitin 2008 për një sërë grabitjesh, kundërshtim me arme të policisë por dhe për një vrasje të ndodhur në Greqi si shenjë hakmarrje për një tjetër vrasje të ndodhur në Sarandë në fillim të viteve ‘90.
Diskutime rreth kësaj post