Një ditë pasi Erion Veliaj i dhuroi dy kompjutera shkollës “Isa Boletini” në Kodër-Kamëz me fondin që sipas tij erdhi nga dëmshpërblimi pasi fitoi gjyqin ndaj këshilltarit bashkiak të PD-së, vjen reagimi nga Akil Kraja.
Përmes një statusi në ‘Facebook’ Kraja akuzoi Veliajn se ky i fundit po gënjen, pasi sipas tij kryebashkiaku nuk e ka marrë gjobën prej 1 milion lekë.
Kraja tha se vendimi i shkallës së parë është aktualisht duke u apeluar dhe se Veliaj deri më tani nuk ka marrë asnjë cent.
REAGIMI I KRAJËS
#iTurbulluari gënjen sërisht — !
Eshtë e pabesueshme sesi një Kryebashkiak mund ta ulë veten në këtë formë duke prodhur këtë gënjeshtër kaq banale –. Vendimi i shkallës së parë është aktualisht duke u apeluar — dhe Veliaj nuk ka marrë asnjë cent. Ky është një veprim fyes e banal ndaj dinjitetit dhe inteligjencës së banorëve të Tiranës të cilëve #iTurbulluari u merr mbi 300mije — në taksa e tarifa çdo ditë — Për të politika është një shoë, jo një shërbim ndaj qytetarëve. Nga ku nevoja recidiviste për të bërë lajm, qoftë duke mashtruar kaq rëndomtë… Ska me dyshime, e ka humbur krejt fillin nga turbullimet shpirtërore që kalon…
Diskutime rreth kësaj post