Shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit, i cili është promovuar sot ka thënë se “Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër”.
Ndonëse se fundi nuk është përzier në debatin për TK, Kadare ka shkuar kështu kështu në vitin 2008 për dramën “Foleja kombëtare” të Mid’hat Frashërit, por përkon plotësisht me debatin që po zhvillohet sot dhe gjendjen e Teatrit tonë Kombëtar. Duke shtjelluar mendimin e tij për Teatrin Kombëtar, ai thekson se godina aktuale nuk është gjë tjetër veçse një ndërtesë e përkohshme që pushtuesit italian e kishin sajuar për zbavitje të ushtarëve të saj.
“Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka ende një ngrehinë teatri, të denjë për këtë emër. Teatri Kombëtar i sotëm, ish-Teatri popullor i kohës së komunizmit, i cili quhej dikur kinema Kosova, nuk ka qenë veçse një ndërtesë e përkohshme, nga ato që ushtria italiane i përdorte për zbavitjen e trupave të saj. Për një habi, që në pamje të parë ngjan e pashpjegueshme, faktorët proteatrorë në Shqipëri janë të barabartë me ata kundër teatrorë. Duket sikur nga përplasja e tyre nuk mund të kishim veçse këtë tokë të askujt…”, shkruan Ismail Kadare në parathënien e librit “Vepra të zgjedhura” të Mid’hat Frashërit.
Diskutime rreth kësaj post