Në një event të organizuar për shpalosjen e objektivit 10 milionë turistë në vitin 2020 Kryeministri Edi Rama u shpreh se do t’i jepet fund ‘golemizimit’ të vendit, siç e quajti.
“Ne nuk mund të vazhdojmë më të ndërtojmë të ashtuquajturit fshatra turistikë, që konceptohen si fshatra personalë. Ne nuk mund të vazhdojmë me ‘bathorimizim’, si urbanizim kaotik, dhe ‘golemizimin’”, tha Rama.
“Nëse vazhdojmë me ‘golemizimin’ do të jemi vendi që të gjithë turistët e huaj nuk do të kenë më asnjë interes për Shqipëria. Koha e shitjes së apartamenteve për të pasurit e qytetit që bëhen bashkëfshatarë në bregdet duhet të mbyllet”, tha ndër të tjera Kryeministri Rama.
Diskutime rreth kësaj post