Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lejë në burg dy ish-deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Arben Cuko. 8 nga 34 të arrestuarit e operacionit VOL-VO 4, janë liruar, konkretisht Mimoza Ndoka dhe Marjeta Përskura janë lenë në masën detyrim paraqitjeje, ndërsa 6 të tjerë janë lenë në masën arrest shtëpie. Të arrestuarit e tjerë janë lenë në burg.
Gjyqtari Bibë Ndreca ka vendosur të japë masën e sigurisë arrest shtëpie të arrestuarit Bledar Koci, Lule Zeneli, Luigj Paloka, Kol Lleshi, Zef Ndoka, Vasil Nika, Genc Zeneli dhe Vlash Gazulli.
Diskutime rreth kësaj post