Këshilltari i djathtë në Bashkinë e Tiranës Akil Kraja , ka folur rreth vendimit të Gjykatës së Tiranës, ku e dënon atë për shpifje ndaj Veliajt me 250 mijë lekë gjobë.
Sipas këshilltarit të djathtë, “Ai vetë thoshte se po bisedojmë për privatizimin e UKT-së por nuk do të rritet çmimi i ujit. Pavarësisht kësaj ai e rriti çmimin e ujit me 40 %.Ne po presim që të zbardhet teksti i vendimit. Por duhet thënë se ai gënjeu publikisht. Gënjeu se nuk do të rritet çmimi i urbanit dhe ai u rrit. Gënjeu kur tha se nuk do të rritet çmimi i ujit, por sërish u rrit. Tha se nuk do të ketë ndërtime, por ato vijojnë. Tha nëse do të pritet një pemë tek parku i liqenit, ai do të jepte dorëheqje, por të gjithë e dimë çfarë ka ndodhur”.
Më tej ai akuzoi teksa tha: “Kemi një kryetar batakçi.”
Diskutime rreth kësaj post