Për dosjen e njohur “Xhisiela”, është marrë një vendim ditën e sotme ku është vendosur që të shkojë për gjykim. Nga ana tjetër djali i deputetit socialist,Rexhep Rraja i cili akuzohet për përndjekje, mësohet se ka bërë një këkrkesë për gjykim të shkurtuar ndërkohë që nuk k apranuar asnjë nga akuzat e ngritura.
Avokati i Rrajës, ka pranuar aktet e dosjes, por jo akuzën e përndjekjes.
Nga ana e Xhisielës, vajza që ka dënoncuar Rexhep Rrajën i ka qëndruar dëshmive të saja ku ka denoncuar dhunën fizike dhe presionet që i është bërë nga Rexhepi, si për të vazhduar lidhjen e tyre ashtu edhe për t’u tërhequr nga denoncimi.
Këto fakte Prokuroria i ka vërtetuar edhe me tabulatet telefonike si dhe me përgjimet ambientale.
Por megjithatë Xhisiela është tërhequr dhe mohon katëgorikisht akuzat everisonin e ish oficerit Nuhu si dhe raportin që ka hartuar oficeri i policisë gjyqësore Gentian Citozi, për të cilin Maloku është shprehur që i ka servirur fakte që shkonin në favor të të akuzuarit, Rexhep Rraja. /albeu
Diskutime rreth kësaj post