Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi shquhet për deklaratat e tij shpeshherë të drejtpërdrejta.
Ai ka komentuar çështjen e pikave të basteve.
Shehi tha se nuk është turp të pranosh se ke qenë një herë apo disa herë në kazino.
“Unë jam nga ata që luaj edhe ndonjë dorë poker, nuk është se jam kundër, por duhet të kufizohet. Në zonat rurale i vetmi vend komunitar janë ato ku luhet poker, them se duhet të frenohet. T’i themi stop. Në Shqipëri, siç çdo gjë tjetër, është ekzagjeruar edhe me pikat e basteve”, tha Dash Shehi në Provokacja.
Shehi u shpreh se është për kufizimin e pikave të basteve dhe kazinove, por jo për mbylljen e plotë të tyre, pasi kjo është e vështirë dhe rrezikon të rrisë kriminalitetin.
Diskutime rreth kësaj post