Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar drejtorin e ri të Policisë së Burgjeve Bardhyl Kaçorri, i cili do të zëvendësojë largimin nga detyra të Enrik Sulejmanin.
Gjatë fjalës së saj ministrja Gjonaj tha se shumë shpejt në burgjet e vendit do të zbatohen edhe dy projekte të reja, që kanë si synim rritjen e sigurisë.
“Shumë shpejt do të vëmë në zbatim dy projekte pilot, për rritjen e sigurisë në institucionet e burgjeve.
Forcimin e masave të kontrollit për të garantuar sigurinë në burgje, ishte një hap tjetër me rëndësi që morëm.
Ka pasur hezitim nga ana e policisë së burgjeve, për të zbatuar ligjin për të ndaluar me vendim gjykate, janë këto një sinjal i fortë për të ndryshuar situatën.
Në vazhdën e masave në luftën e pakompromisë, qeveria ndërmori javën e kaluar kontrollet në burgje.
Nisma tjetër ligjore ka të bëjë me vendosjen e një regjimi izolimi të kryer në kuadër të një pjesëmarrje në organizata terroriste”, tha ministrja.
Diskutime rreth kësaj post