Kryeministri Edi Rama ka gati 12 paditë e para antishpifje. Këtë e bën të ditur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.
Duke e krahasuar opozitën me personazhin për fëmijë Liza në botën e cudirave, kryeministri tha se kundërshtarët e tij politikë do të humbasin gjithcka gjyqeve.
“Inaugurohet Fondi i Edukimit nga një shpifje e PD për Erin Veliajn. Kontributi i parë për një bibliotekë shkolle në Kodër-Kamëz. Gati 12 paditë e para Antishpifje nga ana ime.
Në përpunim nja dy duzina të tjera. Kjo opozitë si Liza në botën e çudirave do lerë dhe çizmet gjyqeve”, tha shefi i qeverisë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Po në rrjetet sociale kreu demokrat e paralajmëron se fundin do ta ketë të afërt dhe të ngjashëm me atë të diktaturës.
Diskutime rreth kësaj post