Pas daljes televizive të drejtorit të policisë së shtetit Veliu në lidhje me arrestimet e operacionit “Forca e Ligjit”, Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka paralajmëruar se qeveria po bëhet gati të sjellë në parlament një paketë të re ligjore kundër të “fortëve”.
Përmes një postimi në rrjetin social, Xhafaj shkruan se shumë shpejt do të dalë në dritë një paketë anti krim që do “t’u nxijë jetën” atyre që bëjnë të fortin dhe shkelin ligjin.
“Shumë shpejt prezantojmë paketën antikrim me masa më të ashpra. Aksione të tjera dhe rezultate konkrete. Kjo është Policia e Shtetit në veprim me Forcën e Ligjit, në shërbim të qytetarëve!”– shkruan Xhafaj.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post