Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha për herë të dytë në Prokurori. Basha ka qenë sot tek Prokuroria e Tiranës ku ka dhënë dëshminë e tij në lidhje me akuzat nga deputetit socialist Taulant Balla për kapjen e dy automjeteve “Toyota Yaris” me 3.4 mln euro.
Pas dëshmisë Basha deklaroi se akuzat e tij janë të vërteta. “Janë të përfshirë edhe dy deputetë të tjerë të PS, Ulsi Manja dhe Jurgis Cyrbja. Deklaratat e mia kanë qenë publike për përfshirjen e Ballës në trafikimin e parave të pista”, tha Basha.
Sipas tij, prokuroria ka përgjime zyrtare dhe prova për të kërkuar menjëherë arrestimin e Taulant Ballës. “Ka prova dhe fakte për ta kërkuar dekada burg për Saimir Tahirin, Qazim Sejdinin, Vangjush Dakon, Damian Gjiknurin. Ka fakte dhe prova për ta zhdukur Fatmir Xhafajn nga politika”, theksoi kreu i PD.
“E kapur nga pushteti kriminal i Edi Ramës prokuroria po i trajton lidhjet e pushtetarëve me krimin si sekret shtetëror . Po mbron lidhjet e Ballës me bandat tw Dakos me bandat tw Sejdinit me bandat e tw Tahirit me bandat, po i trajton si sekretor shtetëror. Nwse prokuroria do tw kishte vepruar si duhet sot Balla Dako e Sejdini do ishin në burg, ndwrsa Fatmir Xhafaj do ishte jashtë politikës. Nuk jam i paduruar e di që drejtësia do të vonojë por do të vi dita kur para drejtësisë do te jënë edhe ato që e kanë shndërruar drejtësinë në aksesor të krimit të organizuar Arta Marku e Donika Prela” – u shpreh Basha
Ndonëse kreu i PD-së është paditur disa herë, kjo është hera e dytë që shkon personalisht në prokurori.
Më 12 tetor Basha ka dëshmuar per afro 45 minuta në Prokurorinë e Tiranës për çështjen ‘Xhisiela’ pasi kallëzimit nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, për ‘kallëzim të rremë’ e ‘fyerje’.
Diskutime rreth kësaj post