Pak ditë kanë kaluar që nga skandali që përfshiu tërë vendin. Lajmi në fjalë u përcoll nga mediat greke të cilat deklaruan se ish-ministri i Jashtëm Kotzias u ka dhënë 1 milion euro gazetarëve shqiptarë.
Ka qenë gazetari Basir Çollaku i cili nëpërmjet një postimi ka treguar detaje të reja ku ndër të tjera thotë se paratë janë ndarë “cash” në ambientet e një kompanie hidrosanitare në Tiranë.
Postimi i gazetarit:
Milionat greke ne Tirane, skema
Miliona euro të Athinës zyrtare, u janë dhënë me zarfa bizneseve, mediave dhe politikanëve shqiptare që lobonin për interesat greke. Shpërnadarja e parave kesh, bëhej në një kompani greke në Tiranë, në biznesin e hidrosanitareve. Përfituesit nuk kanë firmosur askund por në dosjen greke emrat, zëri dhe fytyra e tyre, është e dokumentuar. Administratorja ka një inventar të qartë për emrat.” /albeu.
Diskutime rreth kësaj post