Pasi babi Ermal u lirua nga burgu dhe iu bashkua familjes, vajza e vogël Hera ka një kërkesë speciale për të dy prindërit.
Rezarta Shkurta ka publikuar një video ku dëgjohen kërkesat e vogëlushes, e cila do një familje të madhe.
Hera i kërkon të ëmës një motër dhe thotë se është kundër një vëllai, thjesht sepse është djalë dhe jo vajzë.
Hera madje i ka gjetur edhe emrin unik motrës, të cilën dëshiron ta quajë Jume, megjithatë bëhet xheloze kur i ati e pyet, a do t’i ndajë rrobat e saj me motrën
Epo për këtë me sa duket i ka ngjarë mamit Rezarta.
Rezarta: “Çfarë do ti Hera?”
Hera: “Vetëm motër jo vëlla, se vëllezërit janë çuna”
Rezarta: “Po si do t’ia vësh emrin?”
Hera: “Jume”
Ermali: “Po rrobat do t’ia japësh?”
Hera: “Jumes? Jo, janë të miat!”
Por në një story tjetër Rezarta shpjegon se mami dhe babi i Herës këtë dëshirë të saj nuk e kanë në plan t’ia plotësojnë tani për tani./Lajme.al
Diskutime rreth kësaj post