Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kreut demokrat Lulzim Basha i cili duke iu referuar arrestimeve të ditës së djeshme, sulmoi prokurorinë dhe deklaroi se gjithçka po bëhet për të shpëtuar “peshkun e madh” që sipas tij është Vangjush Dako.
Rama përmes një postimi në Twitter shkruan se sulmet e hapura vijën “nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë”.
Rama thotë se lufta vetëm do të përshkallëzohet.
“Shpif shpif se lirohesh, i thonë një llafi, po s’ka më peshk se rob jo e jo, që s’e ka marrë vesh se sulmet vulgare ndaj prokurorisë vijnë nga dhimbjet e forta të kokës për çështjet e hapura me drejtësinë!Lufta me krimin e me korrupsionin vetëm do të përshkallëzohet”, shkruan ai.
Diskutime rreth kësaj post