Ditën e djeshme forcat RENEA dhe FNSH organizuan një operacion në disa rrethe të vendit dhe u përqendruan kryesisht në Sarandë “strehën” e fshehjes së Escobarit të Ballkanit, Klement Balilit. Ai i shpëtoi arrestimit, ndërsa “në rrjetë” ka përfunduar një tjetër person i kërkuar.
Bëhet fjalë për 49-vjeçarin Abedin Kuci, i cili u arrestua dje në mbrëmje në fshatin Stjar të Sarandës.
Kuçi ka qenë anëtar i të ashtuquajturit “Grupi i Stjarit” i famshëm në vitin 1997.
49-vjeçari është arrestuar në vitin 2016 për tr.afik dro.ge por u lirua sërish. Po kështu ai u shoqërua para disa muajsh nga policia e Gjirokastrës për verifikim pasi dyshohet sërish për tr.afik dr.oge dhe përsëri i shpëtoi prangave.
Mësohet se në pranga është vënë edhe një tjetër person, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.
Diskutime rreth kësaj post