Një tjetër akuzë e rëndë për socialistin Taulant Balla që ashtu si të tjerat mund të pasojë me një padi për shpifje në gjykatë.
Këtë radhë ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari të thjeshtë që thotë se në kohën kur ka studiuar në Rumani, Balla ka trafikuar vajza moldave duke iu bërë garancitë përmes ambasadës për në Shqipëri.
Balla ka kryer studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në universitetin “Al.I.Cuza” në Lasi, Rumani në vitin 2001.
STATUSI I BERISHËS
Balla akuzohet përsëri se është marrë edhe me trafik prostitucioni!
Të dashur miq, burime diplomatike kanë informuar në momentin e marrjes së Taulant Begos/Yaris etj etj, këshilltar në kryeministri për marrëdhëniet me trafikantët, se ai është ndaluar nga polici të vendeve të tjera fqinje për trafik të sklleverve të seksit. Kurse qytetari dixhital denoncon përdorimin e ambasadës së Shqipërisë për procedura lehtësuese për trafikimin e vajzave moldave gjatë viteve që ka studiuar në Rumani.
Lexoni mesazhin e tij! sb
Përshëndetje doktor Berisha, të uroj shëndet…Jam një qytetar i thjeshtë (kam familjen në Rumani Bukuresht, edhe kam pasur të bëj me ambasadën shqiptare në Rumani për dokumente të ndryshme…Ndërkaq një punonjëse e ambasadës më ka treguar se Taulant Balla ka bërë një shumë të konsiderueshme garancish për femra moldave në ambasadën shqiptare në Rumani, gjatë kohës kur ai ka qenë student në IASI qytet në Rumaninë verilindore, sa që edhe vetë ish-ambasadori ka ngelur i çuditur nga kjo gjë…bëhet fjalë në vitet kur Taulant Balla ka qenë në universitet në Iasi 1994…Respekte doktor Berisha je gjigand.
Foto:
Diskutime rreth kësaj post