Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve zhvilloi mbledhjen e 19-të të Komitetit të Përmbushjes, ku u miratuan rregullat e analizës së riskut për identifikimin e tatimpaguesve, të cilët do të kontrollohen nga zyra. Ky është një proces monitorues, verifikues dhe vlerësues që bëhet nga Administrata Tatimore për ata tatimpagues, të cilët kanë paqartësi apo pasaktësi në deklarimet e tyre.
Kontrolleve do t’i nënshtrohen edhe tatimpaguesit që janë importues në dogana, por rezultojnë pasivë në tatime; subjektet që blejnë tek bizneset me status pasiv, me kërkesë për çregjistrim dhe të çregjistruar, si dhe ata që figurojnë me mosdeklarim të saktë të shitjeve.
Kontrollet nga zyra do të nisin në datë 1 nëntor 2018.
Diskutime rreth kësaj post