Rama ka përmendur familjen dhe dy djemtë e tij vetëm pak ditë më parë.
Ai tha ndër të tjera se djali i tij ishte futur poshtë krevatit i tmerruar pas atyre që ka dëgjuar nga Berisha se në fakt gruaja e Ramës (Matilda) nuk e ka pasur me të djalin, por më te atin e tij.
“Ishe gati në të qarë apo ishe në aktrim”, u pyet Rama lidhur me deklaratën sot në Zonë e Lirë.
Kreu i qeverisë u përgjigj: “Shumëkush mendon se politikanët janë të gjithë njësoj, një racë e poshtër që merret vetëm me punë të këqija. Jo vetëm që nuk është e vërtetë, po politika ka lindur për të bërë mirë, jo keq. Në kushtet tona, duhet të durojmë shumë gjëra. Nën kostumin tonë ka gjak, ka ndjenja”.
“Shoh një degradim për shkak të intensitetit dhe hapjes së një dere të re të online-it ku derdhet një sasi e jashtëzakonshme budallallëku dhe shumë gënjeshtra, shpifja, lajme të rreme që janë bërë problem për botën e konsoliduar demokratike, lërë më për ne”, shtoi.
“Tjetër gjë është të të bëhet lëkura shollë duke jetuar nën këtë breshëri dhe tjetër gjë është të jesh pjesëtar i familjes që goditet me baltë, tha Rama, “Gregu ishte pak më i madh se sa Zaho dhe kaloi një moment shumë të rëndë për shkak të një shpifje në pallat të sportit që u lëshua kur kandidoja për kryetar bashkie”.
Diskutime rreth kësaj post