Presidenti i Presidiumit të Policisë Federale Gjermane, Dieter Romann sëbashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu vizituan Repartin Special RENEA.
Romann dhe Veliu ndoqën nga afër pjesë nga stërvitja e Specialëve të Policisë së Shtetit.
Romann tha se performanca e Specialëve mbresëlënëse.
Romann premton se do të dërgojë Instruktorë të Forcave Speciale Gjermane për të trajnuar RENEAN për zgjidhjen e situatave kritike në avionë, trena, autobusë dhe ambiente publike.
Mbështetje nga Gjermania edhe në mjete e pajisje për RENEA-n.
Drejtor Veliu ka falënderuar edhe njëherë Romann për mbështetjen në trajnime e logjistikë Repartin Special RENEA.
Video:
Diskutime rreth kësaj post