Çështja e ish-ministrit të Mbtojtjes, Saimir Tahiri është rikthyer përsëri në vëmendje e mediave dhe opinionit publik.
Mbrëmjene djeshme sihte kreu i opozitës, Lulzim Basha ai që deklaroi se pak kohë më parë Saimir Tahiri ishte rrahur nga disa persona për shkak të dosjes Xibraka, po ky informacion nuk është konfirmuar nga ana e Policisë.
Së fundi ka qenë gazetari Armand Maho, ai që ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet këto kohë Tahiri.
Ai tregon se është ndeshur dje me ish-ministrin në zonën e Tiranës së Re, ndërsa thotë se ishte me dy bodigardë dhe gjatë kohës që ecte në këmbë dukej i trembur dhe shihte sa majtas sa djathtas.
Gazetari ngre disa pyetje se nga kush frikësohet Saimir Tahiri, dhe pse një ish-ministër duhet të marrë masa të tilla sigurie për jetën e tij.
Reagimi i plotë i Mahos:
Nga cfare ka frike Tahiri?!
Sa per kulture te pergjithshme, per cfare i duhen bodigardet Sajmir Tahirit. Ky vend ka pasur me dhjetra ish ministra te brendshem, po nuk i kam pare te ruajtur me kaq masa sigurie! E pashe sot tek tir e re, eci nje cope rruge ne kembe, dhe dukej si i tromaksur shihte sa majtas djathtas .
Me pas hipi ne nje range rover i cili e ndiqte me shpejtesi te ulet, me xhama te zi, dhe dy bodigarde, njeri ne timon dhe tjetri ne sediljen e pare. Vete Saja qe kishte zgjatur mjekren, u ul ne sediljen mbrapa. Nuk ishte hera e pare qe e shihja, e kam pare dhe tek libri universitar kur ecte pa teklif ne kembe.
Sot ishte goxha rende! Nga kush ruhet valle! Nga opozita?! Kete sma do mendja se ka ndonje mendje sado te ceket ta besoje! Nga media? Apo nga qytetaret? Nga kush? /albeu.
Diskutime rreth kësaj post